Mushkonja aziatike tigër, kërcënim i vërtetë për Evropën

Mushkonja aziatike tigër, kërcënim i vërtetë për Evropën

Mushkonjat tigër të Azisë që mund të përhapin më shumë se 20 viruse fatale për shumë vende evropiane janë një makth shëndetësor, thanë ekspertët.

"Për vendet si Italia, Franca dhe Spanja, ky tashmë është një skenar shumë i keq. Ata nuk mund të eliminojnë më mushkonjën aziatike tigër. Ata thjesht përpiqen të zvogëlojnë numrat e mushkonjave dhe të minimizojnë efektet", tha Soeren Metelmann, një akademik në Universitetin e Liverpulit në Mbretërinë e Bashkuar.

"Mushkonja aziatike tigër mund të transmetojë më shumë se 20 viruse të ndryshme si dengo, chikungunya, zika, ethe të verdha dhe gjithashtu disa nga krimbat filariale dhe ato të zemrës", tha ai.

Ai shpjegoi tri fazat përmes të cilave transmetohet një infeksion i lindur nga mushkonjat.

"Agjenti infektiv (një udhëtar apo majmun i infektuar), vektorin (mushkonja) dhe pritësin (njeriu)".

Fillimisht mushkonja u shumëzua në klimat sub-tropikale, si në veri të Kinës dhe Japoninë qendrore, ndërsa më pas gradualisht u përhap në Amerikën Veriore dhe Evropë duke përdorur një “mekanizëm të posaçëm”.

"Kjo specie ka avantazhin se mund të shpërndajë vezë të veçanta në fund të vitit që thjesht mund të presin derisa të mbarojë dimri dhe më pas të çelin larvat kur temperaturat janë më të përshtatshme në pranverë", tha ai.

Ai parashikoi se një krizë klimatike që çon në temperatura të ngrohta mund të luajë një rol në përhapjen e infeksioneve të shkaktuara nga mushkonjat.

"Në temperatura më të ngrohta, ka më shumë mushkonja dhe ato infektohen shumë më shpejt, duke çuar në kushte perfekte për shpërthime", tha ai.

"Edhe më shqetësuese është se kjo mushkonjë tashmë ka shkaktuar dy shpërthime të virusit chikungunya me rreth 300 dhe 500 raste në Itali, plus një numër të rasteve të virusit dengo në Evropën Jugore. Këtë vit pati një rast të virusit zika në Francë", theksoi Metelmann.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve dhe të mushkonjave më tej, ai sugjeroi për mbikëqyrja aktive dhe për përdorimin e spërkatjeve insektembytëse për të vrarë larvat.

"Unë mendoj se mënyra më e mirë për të shmangur rastet në Evropë do të ishte të ndihmohet në zvogëlimin e numrit të rasteve në tropikalët. Nëse ka më pak raste në tropikalët, më pak udhëtarë infektohen dhe sjellin sëmundjen në Evropë", shtoi Metelmann.

'Kërcënimi është i vërtetë'

Moritz Kraemer, një studiues i sëmundjeve infektive në Universitetin e Oksfordit, tha se kërcënimi nga mushkonjat e tigër është "shumë i vërtetë" në Amerikën e Jugut dhe Afrikën Lindore për t’u mbështjellë në 30 vitet e ardhshme.

"Ndryshimet klimatike ndikojnë në mënyrë funksionale të përhapjes së mushkonjave pasi ato jetojnë më gjatë dhe mund të lulëzojnë në vendet që më parë ishin shumë të ftohta ose jo të lagështa apo mjaftueshëm urbane", shtoi Kraemer.

Kraemer vazhdoi të thotë se, së bashku me efektin e ndryshimit të klimës, përhapja nuk ndodh pa njerëz që udhëtojnë ose pa tregtinë nga rajone endemike në ato jo-endemike. /Motilokal.com