Tërmeti shkatërrues në Durrës në vitin 1267, dëshmia e historianit: Menduam se u shkatërrua i gjithë Universi

Tërmeti shkatërrues në Durrës në vitin 1267, dëshmia e historianit: Menduam se u shkatërrua i gjithë Universi

Në vitin 1267 një tërmet goditi rëndë qytetin e Durrësit. Albanologu i ndjerë Robert Elsie për ketë ngjarje apokaliptike ka lënë pas një rrëfim interesant.

Bëhet fjalë për historiani dhe studiuesin George Pachymeres, i lindur me 1242  në Nikeea dhe ka vdekur në vitin 1310. Ai mbajti detyra të larta në Kostandinopojë.

Libri 'Historia' flet për sundimin e Michael Palaeologus VIII (r. 1261-1282) dhe Andronicus II (r. 1282-1328) dhe përbën burimin kryesor për periudhën. Në të është një përshkrim prekës i tërmetit të tmerrshëm që goditi qytetin e Durrësit. Historiani francez Alain Ducellier e daton këtë ngjarje tragjike në korrik të vitit 1267.

Pas ca kohësh, një ngjarje e rëndë dhe e përlotshme ndodhi në qytetin e Durrësit. Gjatë muajit korrik, zhurmat e pazakonta shkaktuan që toka të dridhej vazhdimisht, zhurma që normalisht do t’i quanim rënkime. Ato po i paraprinin diçkaje të tmerrshme që do ndodhte.

Një ditë, zhurma ishte më e vazhdueshme dhe më e fuqishme se herët e kaluara. Frika që kaploi njerëzit bëri që ata të shkonin dhe të gjenin strehim jashtë qytetit, pasi kishin frikë se gjërat do përkeqësoheshin.

Nata ra mbi rënkimin e një dite më parë dhe bashkë me të, nisi një tërmet i fortë, më i dhunshëm se çdo tjetër në kujtesën e gjallë. Nuk ishte, siç mund ta përshkruajë dikush, një dridhje e tokës, por përkundrazi një lëvizje e tillë kaq e fortë, sa dukej sikur i gjithë qyteti u kthye me kokë poshtë dhe u përplas fuqishëm në tokë.

Shtëpitë dhe ndërtesat e larta, nuk i rezistuan për asnjë sekondë, duke u rrënuar e duke varrosur brenda banorët brenda tyre. Sepse ata nuk kishin kohë të shpëtonin për arsye se ndërtesat ishin ndërtuar njëra pranë tjetrës.

Në të vërtetë, shansi i mbijetesës ishte shumë më i madh i atyre që qëndronin brenda shtëpive sesa ata që dilnin nga shtëpitë që ishin kursyer pjesërisht nga shembja.

Asnjë nga godinat nuk mbijetoi e paprekur. Ato u rrëzuan mbi njëra-tjetrën dhe çdo godinë që kishte rastisur të rezistonte ndaj fatit të shkatërrimit, ishte prishur nga rrëzimi i të tjerave.

Katastrofa ishte e papritur dhe e jashtëzakonshme për të lejuar që dikush të mbijetojë duke ikur. Për shumë njerëz, ishte si një ëndërr; ata kurrë nuk zbuluan se në çfarë ngjarje ata u zhdukën. Fëmijë të vegjël, që nuk kuptonin se çfarë kishte ndodhur, u varrosën në rrënojat.

Image result for George Pachymeres: An Earthquake in Durrës

Zhurma e fortë dhe tmerri ishin të atilla që të mbijetuarit e gjeten veten para dallgëve të detit, imagjinuan se ky nuk ishte vetëm fillimi i agonisë, por në të vërtetë fundi i botës.

Ndërsa qyteti ishte në bregdet dhe tërmeti i tmerrshëm kishte ndodhur kaq papritmas, ata që e gjetën veten jashtë dhe që ishin praktikisht të shurdhër, u përballën ashtu siç ishin nga një trullosje të tillë nga shpërthimi i shtëpive njëra pas tjetrës, nuk mund të parashikonin asgjë tjetër përveç shkatërrimit të tërë universit.

Tërmeti zgjati për aq kohë derisa asgjë nuk mbeti në këmbë. Gjithçka brenda qytetit ishte shembur dhe banorët ishin mbytur me përjashtim të akropolit i cili i mbijetoi tërmetit.

Kur agoi dita, banorët e zonës përreth nxituan menjëherë në qytet dhe filluan të gërmojnë, duke përdorur gjithçka që mund të merrnin duart e tyre: k sfurqet, kazma dhe çdo mjet pune që gjenin.

Nga të katër anët, ata nisën të gërmojnë, duke u përpjekur sigurisht që të shpëtonin çdo viktimë të pafat që mund të ishte ende gjallë, por ç’është më tepër, në përpjekje edhe për të shtënë në dorë çdo lloj pasurie që mund të nxirrnin nga brenda rrënojave.

Siç ndodhi, bashkë me të rriturit vdiqën dhe trashëgimtarët dhe nuk ishte askush që të pretendonte pronën. Kështu, shqiptarët dhe ata që jetojnë aty afër e braktisën përfundimisht këtë qytet antik deri në vetminë e tij, një qytet që tani njihet vetëm në mënyrë të paqartë, Siç ndodhi, bashkë me të rriturit vdiqën dhe trashëgimtarët dhe nuk ishte askush që të pretendonte pronën.

Peshkopi i tij, Niketas, i cili kishte qenë atje në atë kohë, mbijetoi, megjithëse duhej të mbante plagët e fatkeqësisë në të gjithë trupin e tij.

Përballë një katastrofe të tillë, që askush nuk do ta mendonte ndonjëherë se ishte e mundur, atë e kapi paniku dhe ia mbathi, duke e lënë metropolin të privuar jo vetëm nga personi i tij, por edhe nga banorët, shkëlqimin e ndërtesave dhe gjallërinë e dikurshme. /Motilokal.com