Zbutet moti, mësoni si do jenë temperaturat sot dhe fundjavë në Kosovë

Zbutet moti, mësoni si do jenë temperaturat sot dhe fundjavë në Kosovë

Në Kosovë do të mbajë mot më i butë, pasi që një front i ngrohtë pritet të kaloj mbi vendin tonë. Mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull në ultësira.

Moti në Kosovë për ditën e premte do të jetë mëngjesi pothuajse i kthjellët, kurse mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Të shtunën mëngjesi do të jetë mot me shi, ndërsa mesdita pothuajse i kthjellët, kurse në mbrëmje mjegull. Temperaturat do të luhatën prej 4 deri në 9 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndim.

E diela do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 5 deri në 10 °C. /Motilokal.com