Parashikimi i meteorologëve për këtë fundjavë në Rugovë dhe Brezovicë

Parashikimi i meteorologëve për këtë fundjavë në Rugovë dhe Brezovicë

Pas një jave të lodhshme me aktivitete dhe angazhime në punë, fundjava është më se e mirëpritur për të gjithë, për ta kaluar në bjeshkët e Kosovës.

Moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë mot i freskët dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin prej 4 deri në 5 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndimit.

E diela do të mbajë mot të kthjellët dhe të ftohtë. Temperaturat do të lëvizin prej 0 deri në 4 °C.

Ndërsa në Brezovicë mëngjesi i së shtunës do të mbajë mot me shi, ndërsa mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin nga 9 deri në 10 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndimit.

E diela do të mbajë mot i freskët, mëngjesi pjesërisht me re, kurse mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 6 deri në 8 °C. /Motilokal.com