Mijëra njerëz marshuan në Madrid për më shumë veprime kundër ndryshimeve klimatike

Mijëra njerëz marshuan në Madrid për më shumë veprime kundër ndryshimeve klimatike

Mijëra njerëz kanë marshuar në Madrid për të kërkuar më shumë veprime kundër ndryshimeve klimatike.

Ky marsh u zhvillua pasi në Madrid po mbahej konferenca e ndryshimit të klimës COP25.

Marshit ju bashkua edhe aktivistja Greta Thunberg, e cila më herët ishte edhe pjesë e panelit në konferencën e klimës.

Aktivistja suedeze tha se zërat e aktivistëve të klimës po dëgjohen gjithnjë e më shumë.

Ajo shtoi: "Unë sinqerisht shpresoj se COP25 do të çojë në diçka konkrete", para se të thoshte se besonte se klima dhe drejtësia shoqërore duhet të shkojnë paralelisht. /Motilokal.com