Instituti i Shëndetit Publik thirrje qytetarëve: Kujdes ku po ushqeheni!

Instituti i Shëndetit Publik thirrje qytetarëve: Kujdes ku po ushqeheni!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), përmes një njoftim u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë konsumimit të ushqimit, sidomos të mishit të përpunuar dhe ushqimit të shoqëruar me majonezë dhe sose të ndryshme.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirrje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj.

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

- para se të filloni të përgatisni ushqimin

- pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

- pas përdorimit të tualetit

- pasi të pastroni hundën

- pasi të prekni një kafshë

- pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

Mos hani ushqim kudo!

Pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve!/Motilokal.com