Nga dita e marte me reshje shiu dhe bore në Kosovë

Nga dita e marte me reshje shiu dhe bore në Kosovë

Parashikimi i motit për këtë fillim jave pritet të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, me masa më të ftohta ajrore, nga dita e martë dhe mërkurë do të sjellin mot më të ftohtë me reshje shiu dhe bore.

Moti në Kosovë për ditën e sotme do të jetë mëngjesi me mjegull, kurse mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 10 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Dita e martë do të jetë mot me shi. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 7 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të verilindjes.

E mërkura do të mbajë mot me shi dhe reshje bore. Temperaturat do të luhaten nga 2 deri në 3°C. Era do të fryjë me shpejtësi 4 m/s në drejtim të veri-verilindjes. /Motilokal.com