Vitet e fundit, Jacob & Co dhe Bugatti kanë bashkëpunuar për të prodhuar një sërë orësh unike të frymëzuara nga supermakina Chiron, dhe tani ata vijnë me një model të ri.
Është një orë e quajtur Bugatti Chiron Blue Sapphire Crystal, e cila ka shumë ngjashmëri me orët e tjera të ngjashme, përmban një kopje plotësisht funksionale të motorit 8.0-litërsh Quad-turbo W16 të Chiron, pistonët e të cilit në të vërtetë funksionojnë ndërsa turbombushësit rrotullohen.
Dallimi është se kutia e orës së re është bërë tërësisht prej kristali safiri, i cili kërkonte disa muaj përpunim materiali, makineri të nivelit të lartë dhe lustrim manual. Më pas safiri lyhet në një nuancë të kaltër.
Pjesa e jashtme zbulon rreth 578 komponentë dekorues që përbëjnë mekanizmin e orës. Përmban 51 gurë të çmuar, të gjitha të dukshme përmes kutisë transparente. Detaje të tjera të orës përfshijnë një matës karburanti Chroon të frymëzuar nga matësi i karburantit Chiron dhe tre kurora safiri.
Pjesë e orës është edhe Jacob & Co “Shock Protection System”, pra sistem mbrojtjeje nga rënia dhe goditjet, stoli floriri 18 karatësh, byzylyk gome dhe kopsa po ashtu prej ari 18 karatësh. Deri më tani është bërë vetëm një kopje, në të cilën janë shpenzuar 120 orë punë.
Çmimi i kësaj ore është 1.5 milion dollarë, ndërsa për versionin “i zakonshëm” pa gurë të çmuar do të kushton 280 mijë dollarë./Motilokal.com




