Laguna e Vainit këtë fillim pranvere është mbipopulluar nga shpendë të ndryshëm, ku dallojnë flamingot, tregues i qetësisë që kanë gjetur në habitat.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), ka publikuar foto të shpendëve në lagunën e Vainit.
“Shpendët kanë populluar lagunën e Vainit. Kjo në sajë të qetësisë që kanë gjetur dhe punës që bëjnë specialistët e ADZM-Lezhë. Rritja e numrit të shpendëve në lagunë është treguesi më i mirë i shpërblimit të natyrës për qetësinë e shtuar në zonë. Flamingo (Phoenicopterus roseus) dhe Bajza (Fulica atra) janë dy specie që kanë numrin më të lartë të shpendëve në lagunën e Vainit”, thuhet në njoftim./Motilokal.com






