Kosova me biodiversitet të pasur, por të rrezikuar?!

Kosova me biodiversitet të pasur, por të rrezikuar?!

3 marsi i çdo viti shënon Ditën Botërore të Jetës së Egër. Më kë rast Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, rikujton që një nga aktivitetet kryesore të saj të realizuara përmes Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, përveç monitorimit të gjendjes së faunës së egër ka qene edhe përgatitja e Librit të Kuq të Faunës së Kosovës.

Në Librin e Kuq të Faunës të Republikës së Kosovës janë përfshirë gjithsejtë 306 lloje, të cilat u takojnë grupeve të ndryshme të kafshëve të egra të shtazëve. Numri më i madh i llojeve të përfshira në Librin e Kuq të Faunës te Republikës se Kosovës i takon grupeve: Insekte (140 lloje), Gjitarë (39), Shpezë (24), Zvarranikë (20) dhe Gastropoda (20).

Numri më i madh i llojeve të përfshira në Librin e Kuq të Faunës së Republikës së Kosovës i takon kategorive: Të dhëna të Pamjaftueshme (gjithsej 90) dhe Gati i Kërcënuar (gjithsej 80), kurse numri me i vogël i llojeve i takon kategorive: I Rrezikuar (24) dhe Skajshmërish i Rrezikuar (25).

Në mes tjera kërcënimet kryesore për llojet e vlerësuara janë: përdorimi i burimeve biologjike, modifikime të sistemeve natyrore, ndryshimi i klimës, ndërhyrje dhe shqetësime njerëzore, ndotja dhe zhvillimi rezidencial dhe komercial, prerja dhe vjelja e pyjeve, eksploatimi i ujërave, ujërat e zeza shtëpiake dhe urbane, zhvendosja dhe ndryshimi i habitatit si dhe zonat e turizmit dhe rekreacionit./Motilokal.com


Foto: Arian Mavriqi