Të gjitha rrugët në Shqipëri të kalueshme pa zinxhirë

Të gjitha rrugët në Shqipëri të kalueshme pa zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për situatën e rrugëve në Qarkun e Korçës pas reshjeve të borës.

Sipas ARRSH-së gjatë natës reshje dëbore ka pasur vetëm në Qarkun e Korçës, me intensitet të dobët dhe pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.

ARRSH njofton se kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin dhe për shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëroretë ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim./Motilokal.com