Kthehet i ftohti polar, priten temperatura deri në -11 gradë Celsius

Kthehet i ftohti polar, priten temperatura deri në -11 gradë Celsius

Pas një moti kryesisht të qëndrueshëm nga sot rikthehet moti dimëror, priten edhe të reshura bore, në vise të ulëta gjatë ditës të përziera edhe me shi. Në viset malore reshjet e borës do të jenë të dendura. Ndërsa nga java e ardhshme acari polar nga verilindja e kontinentit zbarkon edhe mbi vendin tonë, ku temperaturat do të zbresin ndjeshëm. Kohëpaskohe priten edhe mundësi për reshje të dobëta bore. Sipas termometrit të Motilokal.com, temperaturat pritet të zbresin nga -11 deri në 14 gradë Celsius.

Po ashtu gjatë gjysmës së dytë të javës, një stuhi dimërore me reshje të dendura bore gjithnjë e më shumë gjasa të zhvillohet në pjesët jugore të gadishullit Ballkanik. Për Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë Veriore, Bullgarinë dhe Greqinë do të sjellë sasi të mëdha bore. Ndërsa erërat e forta do të rikthejnë ndjesinë e dimrit në pjesët veriore të gadishullit.

Disa pjesë të Ballkanit jugor mund të shohin edhe deri në rreth 50 centimetra borë të freskët javën e ardhshme deri më 14 mars, e ngjashme në disa pjesë të Turqisë. Italia jugore dhe Greqia po ashtu, pasi temperaturat do të jenë shumë të ftohta për muajin mars. Reshje bore parashikohen gjithashtu në të gjithë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe në të vërtetë në malet Tatras dhe Karpate.

I ftohti i Arktikut do të humbasë gradualisht rrjedhën e saj drejt mesit të marsit, pasi lartësia bllokuese mbi Evropën veriore fillon të largohet, duke dobësuar rrjedhimisht transportin e masës ajrore të ftohtë përmes korridorit nga Rusia veriore në Evropën Lindore./Motilokal.com