Arc ka zbuluar një version të para-prodhimit të varkës së saj elektrike Arc One duke publikuar foto dhe pamje të saj.
Bëhet fjalë për një varkë elektrike me pamje elegante me gjatësi 7.3 metra dhe është zhvilluar falë fondeve të mbledhura në shumën prej 30 milionë dollarësh. Ndër ata që mbështesin fushatën janë aktori Will Smith, basketbollisti Kevin Durant dhe reperi Sean Diddy Combs.
Prototipi i hershëm tashmë është testuar, edhe prezantimi i versionit të para-prodhimit dhe do të jetë e gatshme për shitje gjatë verës.
Specifikimet e varkës Arc One kanë ndryshuar pak kohët e fundit, shpejtësia maksimale e saj është ende 65 km/h, ndërsa mund të përdoret për rreth katër orë para se të mbarojë bateria. Por në vend të një baterie 200 kWh, tani ekziston një bateri 220 kWh që fuqizon motorin elektrik, i cili jep më shumë se 500 kW. Një bateri më e madhe gjithashtu e bën varkën më të qëndrueshme.
Arc One kushton 300,000 dollarë. Arc planifikon të përdorë fondet e mbledhura për të zhvilluar një model më të lirë, si dhe anije të tjera duke përfshirë atyre sportive./Motilokal.com
