Borë në veri të Shqipërisë, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes

Borë në veri të Shqipërisë, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes

Shqipëria është në ndikim të një sistemi frontal i cili do të vijojë do të sjellë reshje shiu e bore.

Ditën e sotme kanë filluar reshjet e borës në disa zona të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi situatën e rrugëve në zonat e ndryshme të Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Filluan reshjet e dëborës edhe në Rajonin Verior në Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Bulqizë-Peshkopi, Qafë Mali-Fierzë dhe në Valbonë.

Po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në të gjitha akset me prezencë bore.

Qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, në këto akse, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë./Motilokal.com

May be an image of road and snow

May be an image of sky and road

May be an image of road and snow