Rruga e Arbrit e pakalueshme për shkak të reshjeve të borës

Rruga e Arbrit e pakalueshme për shkak të reshjeve të borës

Për shkak të reshjeve  të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-i Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.

Përmes një njoftimi, Policia Rrugore e Dibrës u ka bërë apel shoferëve që të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e aksit nga firma kontraktore.

May be an image of 1 person and road

Ndërsa sipas njoftimit aksi rrugor kryesor Peshkopi-Bulqizë-Klos, është i kalueshëm, por drejtuesit e mjeteve të lëvizin me goma dimërore dhe të kenë me vete pajisjet anti-rrëshqitëse.

Policia Rrugore njofton se ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, dhe apelon për kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit./Motilokal.com