Reshje të dendura bore në Shqipëri, ARRSH: Në këto akse duhen përdorur zinxhirët

Reshje të dendura bore në Shqipëri, ARRSH: Në këto akse duhen përdorur zinxhirët

Gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të vazhdueshme në pjesën më të madhe të vendit.

Në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Përrenjas-Qafë Thanë-Kapshticë, ku ARRSH njofton se është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

Në Rajonin Qendror ka patur reshje dëbore në Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Fushë Stude- Klenjë.

Autoriteti Rrugor rekomandon përdorimin e zinxhirëve në Qafë Mollë- Bizë, Krujë-Sarisalltik, Zëmblak-Goricë.

Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore në Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë..

Përdorimi i zinxhirëve rekomandohet edhe në akset Ura e Çereneçit-Klenjë dhe Qafë Bualli-Krastë.

ARRSH ka apeluar drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore./Motilokal.com

May be an image of nature, road and snow

May be an image of nature, road and snow

May be an image of sky, snow and nature

May be an image of street and road

May be an image of snow and road

May be an image of nature, road and snow

May be an image of road and snow

May be an image of snow