Të gjitha akset nacionale të kalueshme pas reshjeve të borës

Të gjitha akset nacionale të kalueshme pas reshjeve të borës

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në juglindje shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -7 °C.

Reshje të dendura bore ka patur edhe në akset e Dajtit, në Veri në zonat malore dhe në Llogara.

Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës

”Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./Motilokal.com

May be an image of road and snow

May be an image of nature, snow and road

May be an image of snow, road, sky and nature

May be an image of road

May be an image of road

May be an image of 1 person, snow, mountain, road, sky and nature

May be an image of snow, mountain, road, sky and nature

May be an image of tree, snow, road, sky and nature