
Dibra është përfshirë nga reshje dëbore këtë të enjte, edhe pse ndodhemi në mars.
Trashësia e dëborës arrin në 5 centimetra në qytet dhe 15 centimetra në zonat malore.
Nuk raportohen zona të bllokuara deri më tani.
Akset kombëtare Peshkopi-Bulqizë dhe Peshkopi -Kukës janë të kalueshme dhe pa probleme.
Probleme me energjinë eklektike ka në disa fshatra të njësive administrative Selishtë, Aras dhe Lurë./Motilokal.com