Borë në Kosovë: Gjendja e rrugëve është e qarkullueshme për automjete

Borë në Kosovë: Gjendja e rrugëve është e qarkullueshme për automjete

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) përmes një komunikate ka njoftuar se pas reshjeve të borës, gjendja në rrugët e Kosovës është e qarkullueshme për automjete.

“Sipas informacioneve nga tereni nga menaxherët e mirëmbajtjes së rrugëve, të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale, si dhe Autoudhët janë të qarkullueshme për automjete. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja, gjatë tërë kohës po punojnë në pastrimin e borës si dhe po intervenojnë me shpërndarje të kripës për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqitën ngrica herë pas herë.

MMPHI kërkon nga ana e vozitësve kujdes më të shtuar dhe respektim të rregullave të vozitjes gjatë kësaj kohe./Motilokal.com

May be an image of snow

May be an image of road, nature, tree and snow

May be an image of nature, tree, road and snow

May be an image of snow and road

May be an image of street, road and tree