Sipërfaqja e Mërkurit është e mbuluar me diamante

Sipërfaqja e Mërkurit është e mbuluar me diamante

Mërkuri është planeti më i afërt me Diellin, por është gjithashtu një nga më intriguesit në sistemin diellor. Krahasuar me Hënën dhe Marsin, dihet pak për Merkurin dhe mjedisin e tij të ashpër.

Korja e Mërkurit është formuar kryesisht nga grafiti, një formë e pastër karboni që mund të shndërrojë në diamante pas një përplasjeje asteroidi. Planeti është plot me kratere për shkak të meteorëve dhe kometave që e goditën në të kaluarën, por tani kërkimet e reja shkencore sjellin teori të reja dhe njëra prej tyre është se korja e Mërkurit mund të përmbajë 16 miliardë ton diamante.

"Vala e presionit e krijuar nga goditja e një asteroidi ose komete me një shpejtësi prej disa dhjetëra kilometrash në sekondë mund të transformojë grafitin në diamante. Mund të ketë një sasi të konsiderueshme diamanti pranë sipërfaqes", tha gjeologu Kevin Cannon.

Kur u pyetën nëse këto diamante duken ashtu siç e imagjinojnë shumica e njerëzve, përgjigja është "ndoshta jo".

"Ata ndoshta nuk duken as si gurët e mëdhenj dhe të qartë që ne presim dhe i shndërrojmë në bizhuteri. Krahasimet më të mira janë diamantet e vegjël që përdoren në industri si material gërryes. Është ndoshta një 'përzierje e çrregullt' me grafitin dhe forma të tjera të karbonit", shtoi ai.

Siç dihet, njerëzit nuk kanë arritur ende në Mërkur dhe deri më tani vetëm misionet e NASA-s Messenger dhe Mariner 10 kanë bërë vëzhgime të afërta të planetit, duke zgjeruar kështu horizontet tona kur bëhet fjalë për planetin më të afërt me Diellin.

Përveç gravitetit jashtëzakonisht të fortë, pengesë për kërkime është sigurisht distanca e Mërkurit nga Toka, si dhe temperatura jashtëzakonisht e ndryshueshme. Është e qartë se kushtet në këtë planet janë shumë ekstreme që njerëzit t'i eksplorojnë fizikisht.

Prandaj, misioni BepiColombo, i mbështetur nga Agjencia Evropiane e Hapësirës ESA dhe Agjencia Japoneze Hapësinore JAXA, e cila synon të eksplorojë Mërkurin, është një shpresë e madhe. Misioni do të arrijë në këtë planet në vitin 2025.

Pas Messenger, një mision që studioi Merkurin nga 2008 deri në 2015, BepiColombo është shumë premtues kur bëhet fjalë për eksplorimin e mineraleve.

"Në teori, misioni mund të zbulojë diamante në materialet sipërfaqësore. Misioni përfshin instrumente që janë më të avancuar se Messenger dhe që janë shumë më efikas në zbulimin e disa mineraleve", përfundoi Cannon./Motilokal.com