
Tashmë kemi hyrë në stinën e pranverës dhe dalëngadalë temperaturat e ulëta kanë filluar të ngritën, ditë me diell po shtohen e lulet po fillojnë të lulëzojnë.
Për shkak të kohës së ftohtë e me ngrica që kanë mbretëruar gjatë natës dhe mëngjesit është bërë kohë e gjatë që Komuna e Prishtinës dhe komunat tjera nuk i kanë pastruar rrugët.
Nga meteorologët e motilokal.com vjen lajmi i mirë se nga e enjtja pritet ngritje e temperaturave, më ngrohtë dhe një mundësi e mirë për t’i pastruar rrugët nga pluhuri i madh që ka kapluar qytet.
Dita enjte pritet të jetë me mot të kthjellët e diell. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 1 deri në 13 °C. /Motilokal.com