Të paktën një i vdekur dhe mbi 18 mijë shtëpi pa energji elektrike nga tornado e fuqishme në New Orleans

Të paktën një i vdekur dhe mbi 18 mijë shtëpi pa energji elektrike nga tornado e fuqishme në New Orleans

Një tornado e fuqishme ka goditur New Orleans mbrëmjen e së martën, duke shkaktuar dëme dhe shkatërrim në repartin e nëntë të poshtëm të qytetit dhe duke lënë pa energji elektrike 18,000 shtëpi dhe dyqane.

Mediat vendase bëjnë me dije se për shkak të tornados disa persona janë plagosur dhe një person ka humbur jetën.

Image

Zyrtarët në St Bernard raportuan të martën mbrëma se të paktën dy persona mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre pasi tornado goditi lagjen Arabi, e cila është pjesë e zonës së metrosë së New Orleans.

Image

"Agjencitë shtetërore po ndihmojnë zyrtarët lokalë sipas nevojës teksa vlerësojnë dëmet dhe ndikimet e këtyre tornadove", shkroi në Twitter guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards.

"Lutjet e mia janë me ju në Luizianën Juglindore sonte. Jini të sigurt."/Motilokal.com