
Gripi i shpendëve ka ngritur pikëpyetje nëse është i sigurt konsumimi i mishit të pulave apo vezëve.
Por Dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, në Universiteti Bujqësor, profesor Kapllan Sulaj thotë se nuk ka vend për panik. Gripi nuk transmetohet tek njeriu.
“Publiku të jetë i qetë, natyrisht të konsumojë pa problem edhe mishin e pulës dhe vezët. Shtami që qarkullon në Shqipëri nuk ka të bëjë fare me njerëzit. Ai nuk transmetohet nga produktet e kafshëve tek njerëzit. Gjithsesi, duhet pasur kujdes”, thotë Sulaj për euronews.
Megjithatë, sipas tij pularitë e prekura nga gripi duhet të tërheqin nga tregu produktet e tyre, qoftë mishin ashtu dhe vezët.
Por a mund të dallohet me sy një pulë apo vezë e infektuar?
“Me sy nuk identifikohet asgjë, e vetmja mënyrë është me analiza laboratorike”, tregon profesor Sulaj./Motilokal.com