Moti në Shqipëri

Me pozicionin e saj të favorshëm përballë deteve Adriatik dhe Jon, si dhe malësitë e mbështetura mbi pjesën e ngritur të Ballkanit, Shqipëria ka një numër të madh zonash klimaterike, krahasuar kjo me sipërfaqen e saj modeste. Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare, me dimër të butë dhe verë të lagësht. Temperaturat mesatare variojnë nga 7°C në dimër e deri në 24°C në verë. Pjesa malore karakterizohet nga një klimë mesdhetare-kontinentale, e shkaktuar kjo nga masat ajrore që mbizotërojnë Evropën lindore dhe Ballkanin. Veçori kryesore të kësaj zone janë erërat e fuqishme me drejtimin verior dhe veri-lindor si dhe temperaturat mesatare disi më të ulëta. Sasia e reshjeve është mesatarisht e lartë, si rezultat i kombinimit të dy rrymave ajrore: ato mesdhetare dhe kontinentale. Niveli i reshjeve varion nga 600 mm në vit në fushëgropën e Korçës, në 3100 mm në vit në Bogë, të Alpeve Shqiptare. Këtu, gjithashtu, vlen për t'u theksuar se rreth 95% e shirave të të gjithë vendit bien në sezonin dimëror.

Lajme nga Shqipëria

Si do të jetë moti nesër dhe fundjavë në Shqipëri?
16Maj
Si do të jetë moti nesër dhe fundjavë në Shqipëri?

Moti të premten në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndr...