Moti në Shqipëri

Me pozicionin e saj të favorshëm përballë deteve Adriatik dhe Jon, si dhe malësitë e mbështetura mbi pjesën e ngritur të Ballkanit, Shqipëria ka një numër të madh zonash klimaterike, krahasuar kjo me sipërfaqen e saj modeste. Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare, me dimër të butë dhe verë të lagësht. Temperaturat mesatare variojnë nga 7°C në dimër e deri në 24°C në verë. Pjesa malore karakterizohet nga një klimë mesdhetare-kontinentale, e shkaktuar kjo nga masat ajrore që mbizotërojnë Evropën lindore dhe Ballkanin. Veçori kryesore të kësaj zone janë erërat e fuqishme me drejtimin verior dhe veri-lindor si dhe temperaturat mesatare disi më të ulëta. Sasia e reshjeve është mesatarisht e lartë, si rezultat i kombinimit të dy rrymave ajrore: ato mesdhetare dhe kontinentale. Niveli i reshjeve varion nga 600 mm në vit në fushëgropën e Korçës, në 3100 mm në vit në Bogë, të Alpeve Shqiptare. Këtu, gjithashtu, vlen për t'u theksuar se rreth 95% e shirave të të gjithë vendit bien në sezonin dimëror.

Lajme nga Shqipëria

Diell dhe temperatura të larta, ja parashikimi i motit për Shqipërinë
09Gsh
Diell dhe temperatura të larta, ja parashikimi i motit për Shqipërinë

Java do të nisë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në pjesën më të madhe të t...

Vala e të nxehtit vijon në Shqipëri, temperaturat pritet të mbeten të larta edhe të shtunën
07Gsh
Vala e të nxehtit vijon në Shqipëri, temperaturat pritet të mbeten të larta edhe të shtunën

Moti në Shqipëri gjatë ditës së shtunë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qënd...

Vala e të nxehtit vijon në Shqipëri, temperaturat pritet të mbeten të larta edhe të premten
06Gsh
Vala e të nxehtit vijon në Shqipëri, temperaturat pritet të mbeten të larta edhe të premten

Shqipëria pritet të përjetojë edhe të premten mot të qëndrueshëm dhe temperatura të lar...