Alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten orët e para të ditës në të gjithë territorin, më të dendura paraqiten në zonat malore duke gjeneruar dhe reshje të pakta shiu.
Por pasditja dhe nata vijojnë me reshje shiu në të gjithë vendin ndërsa në zonat malore dhe kryesisht në Verilindje të vendit gjatë pasdites shirat janë me karakter shtrëngatash.
Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/j nga drejtimi perëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen ën mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6 gradë C deri në 21 gradë C.
