Paralajmrohet breshër në Kosovë

Paralajmrohet breshër në Kosovë

Java e tretë e muajit prill do të vazhdojë me temperatura të ulëta dhe reshje shiu. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka treguar për Gazetën Express se si do të jenë temperatura gjatë javës si dhe kur pritet të përmirësohet moti.

Tahirsylaj ka treguar se Kosova do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e ulët të shtypjes atmosferike, ku si pasojë e kësaj do të vazhdojnë reshjet e shiut.

Ai ka thotë se të hënën dhe të martën e javës që po vjen, mund të ketë shkarkime atmosferike, të cilat do të përcjellën me reshje breshëri.

“Të hënën dhe të martën mund të ketë shkarkime atmosferike, në disa vende mund të përcjellën me breshër të intensitetit të dobët, por jemi në konditat normale të pozitës gjeografike të vendit tonë”, ka thënë Tahirsylaj  

Ai ka theksuar se jemi në fazën e ngricave pranverore, prandaj do të ketë temperatura më të ulëta.

“Jemi në fazën e ngricave pranverore që fillojnë me datën 15 dhe përfundojnë me 18-19. Temperatura më e ulët do të jetë -1 gradë celsius në ultësira,  ndërsa në vendet kodrinore malore -3. Temperatura maksimale do të shkojë deri në 11 gradë celsius”, ka theksuar Tahirsylaj.

Tahirsylaj thotë se ngricat pranverore mund të shkaktojnë edhe dëme, prandaj këshillon që të merren masa mbrojtëse.