“Më 11, 12 dhe 13 Gusht, Astronomy Outreach of Kosovo në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Komunën e Vushtrrisë, organizon Konventën e Parë Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Shkencave Planetare në Kosovë, duke mbledhur disa nga astronomët dhe ekspertët më të shquar nga vendi dhe bota. Nga vrimat e zeza e deri tek Teleskopi Hapësinor Webb, folësit tanë do të diskutojnë disa nga temat më aktuale të astronomisë modern”, thuhet në njoftimin e Pranevera Hysenit, themeluese e AOK-ut.
”Organizata jonë synon që nëpërmjet kësaj konvente të bëjë, promovimin e shkencës së astronomisë në Kosovë, aftësimin e nxënësve dhe studentëve me koncepte themelore shkencore, integrimin e studentëve dhe pedagogëve në fushat STEM, vendosjen e bashkëpunimit me ekspertë ndërkombëtarë, inkurajimin e të rinjve për vrojtime dhe kërkime qiellore”.
Konventa do të mbahet në hapësirat e Swiss Diamond Hotel në Prishtinë për tre ditë me radhë, nga 10:00 - 13:00, dhe do të jetë e hapur për publikun, e cila do të shoqërohet me vrojtime qiellore nëpërmjet pajisjeve optike që do të realizohen gjatë mbrëmjeve në disa prej qendrave më të mëdha të Kosovës.
Të ftuar special:
• Dr. Seth Shostak, astronom në Institutin për Kërkimin e Formave të Jetës Intelegjente Jashtëtokësore SETI, SHBA,
• Dr. Chris Impey, astronom, autor dhe pedagog në Departamentin e Astronomisë, Universiteti i Arizonës, SHBA,
• Dr. Mimoza Hafizi, astrofizikane, pedagoge dhe politikane shqiptare nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri
• Dr. Rasim Bejtullahu, fizikant dhe kozmolog nga Universiteti i Prishtinës
• James Wehner, Drejtor i Sistemeve të Makinerive Hapësinore nga Northrop Grumman, SHBA
• Prof. Sylejme Gogolli, pedagoge e lëndës së Astronomisë në Gjimnazin "Eqrem Qabej" të Vushtrrisë
• Bujar Mehmeti, student i Fizikës Shkencore në Universitetin e Debrecenit në Hungari, njëkohësisht antarë i bordit drejtues të AOK
• Pranvera Hyseni, Kandidate për doktoraturë (PhD) në Shkenca Planetare në Universitetin e Kalifornisë, SHBA
Ndër temat kryesore që do të trajtohen gjatë këtij takimi janë:
• Evolucioni i Gjithësisë në sekondin e parë pas Big Bang-ut
• Sjellja e çuditshme e vrimave të zeza
• Sistemet planetare dhe kërkimi për jetën jashtëtokësore
• Çka pritet nga Teleskopi Hapësinor James Webb?
• Strukturat më të mëdha të natyrës: Galaktikat
• Blloqet formuese të planetëve: asteroidët dhe kometat
Synini i organizatës është që nëpërmjet kësaj konvente të bëjë:
• Promovimin e shkencës së astronomisë në Kosovë
• Aftësimin e nxënësve dhe studentëve me koncepte themelore shkencore
• Integrimin e studentëve dhe pedagogëve në fushat STEM
• Vendosje e bashkëpunimit me ekspertë ndërkombëtarë
• Inkurajimin e të rinjëve për vrojtime dhe kërkime qiellore
Konventa do të mbahet në hapësirat e Swiss Diamond Hotel në Prishtinë për tre ditë me radhë, nga 10:00 - 13:00, dhe do të jetë e hapur për publikun, e cila do të shoqërohet me vrojtime qiellore nëpërmjet pajisjeve optike që do të realizohen gjatë mbrëmjeve në disa prej qendrave më të mëdha të Kosovës.
Meqenëse numri i pjesëmarrësve është i limituar, atëherë regjistrimi është i nevojshëm. Regjistrimin mund ta kryeni nëpërmjet linkut në vijim: https://docs.google.com/.../1FAIpQLSeHsZSwzsO.../viewform...
Pjesëmarrësit që përmbushin tre ditë pjesëmarrjeje në konventë do të pajisen me certifikata të cilat do të prezantohen në fund të programit./Motilokal.com


