Shqipëria do të ndikohet relativisht nga të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore dhe malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Lokalisht këto reshje do të marrin formën e rrebesheve shoqëruar me breshër dhe rrufe. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 26 deri në 34 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me mot pothuajse të kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 26 deri në 33 °C./Motilokal.com
Foto: Abdulla Diku
