Vranësira dhe rrebeshe shiu me bubullima në Kosovë

Vranësira dhe rrebeshe shiu me bubullima në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira, pasdite vende-vende priten rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 19 deri në 27 °C.

Dita enjte do të jetë me vranësira e intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 19 deri në 26 °C. /Motilokal.com