Shqipëria pritet të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, kryesisht me vranësira, ku prezenca e lartë e lagështirës në ajër do të krijojë mundësit për reshje në pothuajse të gjithë territorin.
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 25 deri në 26 °C.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje të lehta shiu, pasdite priten të jenë më intensive. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 24 °C.
E diela pritet të jetë me mot pothuajse të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 25 °C./Motilokal.com
