Mot me vranësira e reshje shiu në Maqedoninë Veriore

Mot me vranësira e reshje shiu në Maqedoninë Veriore

Moti sot në Maqedoni do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, vende-vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 28 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot kryesisht të vranët e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 26 °C.

E diela pritet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu në pjesën e parë të ditës, pasdite pritet të jetë pothuajse i kthjellët. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 19 deri në 26 °C./Motilokal.com