Ka shumë mënyra për të ndihmuar në ngadalësimin e procesit të plakjes, dhe dieta luan një rol të madh në këtë.
Edhe pse ne nuk mund të presim që të kthejmë "simptomat" e plakjes ashtu, por disa ushqime mund të na ndihmojnë të zgjasim jetëgjatësinë tonë dhe për këtë arsye të dukemi më të rinj.
Ngrënia e frutave është një nga ndryshimet më të lehta dhe më të mira dietike që mund të bëni për të përmirësuar shanset për shëndet më të mirë. Më poshtë ju sjellim katër lloje frutash që sipas shkencëtarëve do t'ju ndihmojnë në këtë qëllim.
Boronica
Boronicat janë një nga burimet më të pasura të antocianinës, përbërës fitokimik që u japin frutave dhe perimeve ngjyrën e tyre blu, vjollcë dhe të kuqe dhe janë antioksidantë efektivë që luftojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.
Disa studime kanë treguar se lëndët ushqyese në boronica kanë aftësinë të riparojnë ADN-në e dëmtuar dhe të modulojnë gjenet që lidhen me jetëgjatësinë. Kombinimi i antocianinave dhe fibrave dietike në boronica mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e rezistencës ndaj insulinës, zvogëlimin e triglicerideve dhe zvogëlimin e rrezikut të diabetit të tipit 2, sipas hulumtimit në Current Developments in Nutrition.
Disa studime tregojnë se marrja e rregullt e boronicave mund të përmirësojë aftësitë njohëse dhe se polifenolet e boronicës mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zgjatjen e jetëgjatësisë.
Molla
Ju ndoshta keni dëgjuar se mollët fshehin përfitime të shumta për shëndetin tonë. Një studim në Advances in Nutrition sugjeron se konsumimi i rregullt i mollëve mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të lidhura me moshën, si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe Alzheimer.
Grejpfruti
Grejpfruti është i pasur me lëndë ushqyese të shëndetshme si vitamina C, magnez anti-inflamator, kalium për uljen e presionit të gjakut dhe fibra dietike, por përfitimi më i madh shëndetësor mund të jetë aftësia e tij për të luftuar një sërë çrregullimesh kardio-metabolike që lidhen me mbipeshën. Me kalimin e moshës, rreziku për të qenë mbipeshë rritet, kështu që përfshirja e frutave që luftojnë yndyrën si grejpfruti në dietën tuaj është një "mjet" i shkëlqyer kundër plakjes.
Një studim zbuloi se pjesëmarrësit që hëngrën gjysmë grejpfrut me çdo vakt humbën 3.6 kilogramë gjatë një eksperimenti 12-javor. Një analizë e të dhënave nga Anketa Kombëtare e Ekzaminimit të Shëndetit dhe Ushqimit zbuloi një lidhje midis konsumit të grejpfrutit dhe kushteve që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Shega
Lëngu i shegës është i pasur me kalium, një mineral që është lidhur me një rrezik të reduktuar të goditjes në tru për shkak të aftësisë së tij për të mbajtur presionin e gjakut në nivele të shëndetshme.
Është gjithashtu një burim i pasur i flavonoideve dhe polifenoleve me veti të forta antioksidante dhe anti-inflamatore. Disa kërkime tregojnë se këta antioksidantë mund të ndihmojnë në reduktimin e incidencës së njollave dhe rrudhave të moshës. Në një studim mbi brejtësit, studiuesit zbuluan se lëngu i shegës i aplikuar në lëkurën e minjve pa qime mbron nga dëmtimi i diellit. Në kërkime të tjera, lëngu i shegës duket se zgjat jetëgjatësinë e minjve dhe kafshëve të tjera të vogla.
Sigurisht, shumë shkencëtarë qëndrojnë pas pretendimit se konsumimi i disa ushqimeve është vetëm një komponent i rëndësishëm në një sërë ndërhyrjesh që duhet të jenë pjesë e rutinës së një individi./Motilokal.com
