Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri

Java në Shqipëri fillon përsëri me mot jo vetëm të kthjellët por me një tjetër valë të nxehtit si dhe temperatura të larta. Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet kodrinore – malore të vendit. Këto vranësira hera-herës do të jenë të dendura, të shoqëruar me reshje të dobëta shiu.

Moti sot do të mbajë i kthjellët e me diell, natën priten riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 22 deri në 27 °C.

Dita e martë do të jetë të vranët e me diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 25 deri në 30 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot i nxehtë e me diell. Temperaturat do të sillen nga 26 deri në 30 °C.

Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17./Motilokal.com