Pas shiut freskues dhe rënies së temperaturave, kjo javë pritet të jetë me mot më stabil. I nxehti nga Afrika parashihet të shtrihet sërish mbi Kosovë, do të ketë ditë më shumë kthjellime e diell.
Sot do të mbajë mot me diell, pasdite rreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 25 °C.
Dita e martë do të jetë më nxehtë e me diell, pasdite priten rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 20 deri në 27 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell e më nxehtë. Temperaturat do të sillen nga 20 deri në 28 °C.
Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 09-17. /Motilokal.com
