Kompania Xiaomi ka kaluar Teslën duke prezantuar një prototip të një roboti humanoid plotësisht funksional.
Bëhet fjalë për një robot të quajtur Xiaomi CyberOne, i cili është 177 centimetra i gjatë dhe peshon 52 kg dhe pseudonimi i tij është Metal Bro.
Gjatë prezantimit, Metal Bro shëtiti nëpër skenë dhe i dhuroi një lule drejtorit të Xiaomi, Lei Jun. Më pas ai ka pozuar për një selfie me njeriun përgjegjës për ekzistencën e tij. Në fund, roboti u largua nga skena.
CyberOne është produkti i dytë nga Xiaomi Robotics Lab pas qenit robotik CyberDog në gusht të vitit të kaluar. Makina humanoid ka një fytyrë në formën e një paneli OLED të lakuar, e sheh botën në format 3D dhe mund të "dëgjojë" falë dy mikrofonave dhe të identifikojë "85 lloje tingujsh në mjedis dhe 45 klasifikime të emocioneve njerëzore". Trupi i tij përbëhet nga 13 nyje, lëvizjet e tij janë të sakta, por ende jo aq i shkathët sa roboti Atlac nga Boston Dynamics.
Çmimi aktual i robotit është midis 89,000 dhe 104,000 dollarë dhe kompanisë do t'i duhet më shumë kohë për të përgatitur Metal Bro për prodhim masiv. Xiaomi gjithashtu planifikon të shtojë aftësi të reja në robotin e saj të parë humanoid./Motilokal.com
