Kur bëhet fjalë për robotikën, duket se inxhinierët e gjejnë frymëzimin edhe te gjarpërinjtë. Në të kaluarën, ne kemi parë robotë gjarpërinjsh që riparojnë Në të kaluarën kemi parë gjarpërinj-robotë që rregullojnë gypa në fund të oqeaneve, makineri të inspiruara nga gjarpri që kalojnë përmes rërës dhe tokës, si dhe ato që përdoren në raste emergjente.
Megjithatë, tani një ekip i Jessic Burgner – Kahrs në krye me drejtoreshën e Continuum Robotics Lab nga Universiteti i Toronto Missisauga – kanë zhvilluar një robot fleksibil në formë të gjarprit që mund të zgjatet dhe të përdoret në mjekësi për shpëtimin e jetëve të njerëzve.
Fjala është për robotët që mund të depërtojnë deri në ato zona të vështira në trupin e njeriut.
“Imagjinoni neurokirurgët që duan të heqin tumorin nga truri. Me përdorimin e instrumenteve tradicionale, kirurgu duhet të arrijë në masën kanceroze duke përcjell rrugën drejt trurit, dhe kështu rritet rreziku për ndonjë dëmtim vital. Burgner – Kahrs një ditë do të ketë gjarprin robot që do t’ju ndihmojë kirurgëve të gjejnë rrugën deri te objektivi – pa shkaktuar ndonjë dëmtim”, thanë hulumtuesit nga universiteti i lartpërmendur.
Prandaj, robotët e ngjashëm me gjarpërinjtë mund të revolucionarizojnë industrinë mjekësore dhe studiuesit po punojnë gjithashtu në modele gjysmë autonome që një ditë mund të kryejnë detyra në mënyrë të pavarur.
Natyrisht, kirurgët do të duhet t'i drejtojnë robotët në vendndodhjen e dëshiruar, por vetë robotët mund të shmangin pengesat gjatë rrugës. Rezultati do të ishte operacione më të lehta dhe më të sigurta.
Studiuesit po eksperimentojnë gjithashtu me forma të reja robotësh të ngjashëm me gjarpërinjtë që mund të zgjerohen. Një robot është i frymëzuar nga origami, që do të thotë se është shumë i lehtë dhe mund të zgjatet 10 herë në krahasim me dizajnin tjetër. Kjo e bën atë ideal për operacionet e kërkim shpëtimit.
Robotët ekzistojnë në bollëk dhe madhësi të ndryshme, kështu që aplikimi i tyre i mundshëm është shumë i gjerë. Kjo do të thotë se potenciali i tyre nuk është i kufizuar në një industri, dhe zhvillimi i robotëve mund të transformojë jetën e njerëzve në të ardhmen dhe të thjeshtojë shumë detyra të ndërlikuara sot./Motilokal.com
