Një studim i fundit nga “Circulation of the American Heart Association” sugjeron se nëse dikush i shton orët e stërvitjes më shumë se sa tregohet, atëherë do të zgjasë jetën e tij.
Në veçanti, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të rriturit duhet të planifikojnë 150 deri në 300 minuta ushtrime të moderuara në javë ose 75 deri në 150 minuta ushtrime të forta në javë. Por sipas këtij hulumtimi nga Harvard, ata që i tejkalojnë këto rekomandime kanë mundësi të jetojnë më gjatë.
Studiuesit shikuan të paktën 116,000 të rritur, të cilët regjistruan aktivitetin e tyre fizik gjatë një periudhe 30-vjeçare. Bazuar në këto të dhëna, ata llogaritën më pas lidhjen midis kohës dhe intensitetit të stërvitjes me shkallën e vdekjes.
Reduktimi më i madh i shkallës së vdekjeve të parakohshme u pa tek njerëzit që bënin 150 deri në 300 minuta aktivitet fizik të fuqishëm në javë ose 300 deri në 600 minuta ushtrime të moderuara ose një kombinim i të dyjave. Në thelb, ata që tejkaluan udhëzimet e OBSH-së jetuan më gjatë.
Një shembull i ushtrimeve të buta është një shëtitje e shkurtër, kopshtari ose tenis, ndërsa ushtrimet e forta përfshijnë ecjen, vrapimin ose luajtjen e futbollit.
Rezultatet e hulumtimit janë në përputhje me udhëzimet e OBSH-së, por në të njëjtën kohë na “shtyjnë” që t'i kushtojmë më shumë kohë ushtrimeve në mënyrë që të kemi një jetë edhe më të gjatë, tha për CNN Dong Hoon Lee, autor i hulumtimit.
Për ata që mendojnë se 10 orë ushtrime të buta në javë janë shumë, vlen të përmendet se sipas hulumtimeve të mëparshme, mënyra më e mirë për t'iu përmbajtur një programi specifik ushtrimesh është të planifikoni një rutinë të rreptë dhe t'i përmbaheni asaj./Motilokal.com


