Estetika urbane mjedisore është ajo që na mungon në rrugë, qytete, fshatra, pyje, lumenj, parqe, etj. Rrugët, qoshet e ndërtesave janë të pushtuar billboard-et me lloj-lloj reklamash dhe ajo që të bie në sy e që janë të vendosura pa shije, pa standarde e ndoshta pa leje paraprake janë edhe shenjat reklamuese të bizneseve që kanë pushtuar muret e banesave, lokaleve që sapo t’i shikosh ta zënë frymën.
Kohë më parë Motilokal i ka kushtuar një foto-reportazh për ndotjen vizuele që ka ngulfatur Prishtinën, duke treguar për shëmtinë e kryeqytetit, ndotjen që e shkakton etj.
LEXO: Prishtina e shëmtuar nga ndotja vizuele [Foto]
Ndërsa sot Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka vazhduar largimin e reklamave të vendosura vend e pavend kudo në hapësira publike të kryeqytetit dhe pa leje të organeve kompetente komunale.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në gjithë kryeqytetin./Motiloka.com









