Kriza energjetike/ Balluku thirrje qytetarëve për kursim të energjisë

Kriza energjetike/ Balluku thirrje qytetarëve për kursim të energjisë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka apeluar qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Balluku shkruan se kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar.

“Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmnagni ndriçimin e panevojshëm gjatë kohës që jeni në shtëpi”, është thirrja e ministres Balluku./Motilokal.com