Shkencëtarët zbulojnë teknikën për të prodhuar oksigjen në Mars

Shkencëtarët zbulojnë teknikën për të prodhuar oksigjen në Mars

Një grup shkencëtarësh kanë zhvilluar një metodë të bazuar në plazmë për prodhimin dhe ndarjen e oksigjenit në Mars, sipas një studimi të fundit.

Ekipi i studiuesve nga Universiteti i Lisbonës, Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, Universiteti i Sorbonës, Universiteti i Teknologjisë i Eindhoven dhe Instituti Holandez për Kërkimet Themelore të Energjisë ka zhvilluar një metodë që mund të shfrytëzojë dhe përpunojë burimet lokale në Mars për të prodhuar oksigjen dhe produkte të tjera. sipas studimit në Journal of Applied Physics .

Atmosfera marsiane përbëhet kryesisht nga dioksidi i karbonit që mund të ndahet për të prodhuar oksigjen duke përdorur rreze elektronike.

“Duke konvertuar molekula të ndryshme direkt nga atmosfera marsiane, plazma mund të krijojë lëndët ushqyese të nevojshme dhe kimikatet bazë për përpunimin e karburanteve, frymëmarrjen e oksigjenit, materialet e ndërtimit dhe plehrat”, thuhet në studim.

Shkencëtarët thanë se metoda mund të shërbejë si një qasje plotësuese ndaj Eksperimentit të Përdorimit të Burimeve In-Situ të Oksigjenit të NASA-s, ose MOXIE, duke paraqitur potencialin për të ofruar shkallë të lartë të prodhimit të molekulave duke dërguar më pak instrumente në hapësirë.

Vasco Guerra, një fizikant i Universitetit të Lisbonës, autor i studimit, tha se krijimi dhe përshpejtimi i një rrezeje elektronesh është shumë më i lehtë në Mars, ku ajri është rreth 100 herë më i hollë se ai i Tokës.

"Ekziston një presion ideal për operimin e plazmës", tha ai. "Marsi ka pikërisht këtë presion të saktë."

Ai shtoi se ekzistojnë dy pengesa të mëdha për prodhimin e oksigjenit në Mars që metoda kërkon t'i zvogëlojë.

"Së pari, dekompozimi i molekulave të dioksidit të karbonit për nxjerrjen e oksigjenit. Është një molekulë shumë e vështirë për t'u thyer", tha Guerra.

"Së dyti, ndarja e oksigjenit të prodhuar nga një përzierje gazi që gjithashtu përmban, për shembull, dioksid karboni dhe monoksid karboni. Ne po i shikojmë këto dy hapa në një mënyrë holistike për të zgjidhur të dyja sfidat në të njëjtën kohë. Këtu është vendi ku plazma mund të ndihmojë."

Michael Hecht, një shkencëtar eksperimental në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, vuri në dukje gjithashtu se pajisja, plazma do të kishte nevojë për një burim portativ energjie dhe një vend për të ruajtur oksigjenin që ofron, por tha se qasja mund të zhvillohet për të shmangur pjesën më të madhe me investimin e duhur.

"Nuk ka asgjë të keqe me teknikën e plazmës përveçse është shumë më pak e pjekur [se MOXIE]", tha ai./Motilokal.com