Shqipëria gjatë ditës së sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve kodrinore-malore në lindje të territorit.
Në fundjavë pritet rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje shiu.
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 29 deri në 35 °C.
Të shtunën do të mbajë mot me vranësira e reshje të lehta shiu në mëngjes, ditën me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 27 °C.
E diela pritet të jetë kryesisht me vranësira e intervale me diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 28 °C./Motilokal.com


