Sot shumë nxehtë, në fundjavë stuhi shiu e breshër në Kosovë

Sot shumë nxehtë, në fundjavë stuhi shiu e breshër në Kosovë

Në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë e me diell të premten. Si pasojë e rënies së presionit atmosferik në fundjavë pritet mot me vranësira e reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar.   

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë nxehtë. Gjatë pasdites përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 24 deri në 35 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë kryesisht me vranësira. Gjatë orëve të pasdites priten stuhi shiu të shoqëruara me breshër e shkarkime rrufesh. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23 deri në 30 °C.

E diela do të mbajë me mot kryesisht të vranët e reshje shiu me bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 21 °C./Motilokal.com

Fotografia: Arian Mavriqi - Photography