Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Kah fundi i ditës shtohen vranësirat, vende-vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut me bubullima dhe erë. Temperaturat do të lëvizin nga 24 deri në 34 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të ngrohtë e kryesisht të vranët e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 25 deri në 30 °C.
E diela pritet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 21 deri në 23 °C./Motilokal.com


