19 Gusht - Dita e Fotografisë

19 Gusht - Dita e Fotografisë

Dita e Fotografisë shënohet çdo vit, për të nderuar njerëzit, kudo në botë, që shprehin dhe i bartin ndjenjat e tyre përmes artit të fotografisë. Po ashtu, kjo ditë duhet të nxisë diskutime dhe entuziastët e fotografisë, si dhe të kujtohen pionierët e këtij arti për kontributin që kanë dhënë në historinë e njerëzimit.

Fotografia i ka fillimet te shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në vitin 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë sot njihet si Dita e Fotografisë.

Më 1826, Niepce kishte bërë foton e parë, atë që quhet si “Pamje nga dritarja në Le Gras”, me procesin e quajtur heliografi.

Selfi i parë është bërë më 1839, nga amerikani Robert Cornelius. Ndërkaq, fotografia e parë kolor është bërë nga Thomas Sutton më 1861, me tri foto bardhezi përmes tre filtrave – kuq, gjelbër dhe kaltër.

Fotografia e parë dixhitale është bërë më 1957, gati 20 vjet para se kompania Kodak ta zbulojë kamerën e parë digjitale.

Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë, fotografia ka evoluar shumë dhe sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i ‘ngrijnë’ momentet.

Në historinë e fotografisë shqiptare vlen të përmendet fototeka “Marubi”, e cila përfshinë fotografi të vjetra 150 vjet, e të cilat ruhen në Shkodër.

Arti i fotografisë është padyshim i veçantë. Në historinë e popullit shqiptar, ka hyrë fotografia e cila u shkrep na Bllacë të Maqedonisë dhe u bë simbol i refugjatëve të Kosovës, gjatë vitit 1999. Në kolonën e mijëra njerëzve, që u detyruan të largoheshin me dhunë nga vendlindjet e tyre,  ndër ta ishte edhe Sherife Luta, nga fshati Ivajë i Kaçanikut, fotoja e së cilës kishte goditur botën./Motilokal.com