Liqeni i Badovcit po shënon nivelet më të ulëta të ujit

Liqeni i Badovcit po shënon nivelet më të ulëta të ujit

Mungesa e reshjeve të shiu ka ndikuar në rënien e nivelit të ujit në liqenin e Badovcit. Sipas njoftimeve liqeni i Badovcit po shënon nivelet më të ulëta në këtë periudhë vere.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.

Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Badovcit është - 9 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.

Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës është -2.77 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.

Ujësjellësit “Prishtina” kërkon shpenzim racionalisht të ujit të pijshëm./Motilokal.com

Fotografia: Besnik Fetiu