Bashkimi Europian regjistron zjarret më të rënda pyjore që nga viti 2006

Bashkimi Europian regjistron zjarret më të rënda pyjore që nga viti 2006

Bashkimi Europian po përjeton zjarret më të këqija në pyje gjatë këtij viti, që nga fillimi i regjistrimeve të tyre në vitin 2006, deklaroi sot Komisioni Europian.

“Ne po përballemi me një verë të vështirë në Europë, ku këtë vit, deri më tani janë djegur më shumë se 700,000 hektarë”, tha në një deklaratë Janez Lenarčič, komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave.

Franca dhe Spanja janë ndër vendet më të goditura nga zjarret këtë vit.

“Këtë vit, Franca ka humbur tashmë dyfishin e sipërfaqes nga zjarret në pyje krahasuar me vitin 2021, Spanja më shumë se trefishin”, sipas shifrave të BE-së.

“Pesë vende të ndryshme u kanë bërë thirrje shteteve të tjera të BE-së për ndihmë që nga fillimi i verës për të luftuar zjarret”, sipas komisionit.

Kjo bëri që gati 370 zjarrfikës, 29 avionë dhe tetë helikopterë të vendosen në të gjithë Evropën për t’iu përgjigjur emergjencave.

Për më tepër, 150 zjarrfikës nga Bullgaria, Rumania, Gjermania, Franca, Finlanda dhe Norvegjia po mbështesin vendasit, Greqinë në korrik dhe gusht.

Pas sezoneve veçanërisht shkatërruese të zjarreve në vitet e fundit, BE-ja ka punuar për të përmirësuar kapacitetet e saj për t’iu përgjigjur zjarreve të mëdha më shpejt dhe përtej kufijve.

Vendet e BE-së mund të kërkojnë ndihmë për të luftuar zjarret në pyje përmes të ashtuquajturit “Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së”, një platformë që synon koordinimin dhe ndarjen e burimeve emergjente./Motilokal.com