Përballja me ndryshimet klimatike: Monitorohet temperatura e ujit në Karaburun-Sazan

Përballja me ndryshimet klimatike: Monitorohet temperatura e ujit në Karaburun-Sazan

Përballja me ndryshimet klimatike kërkon angazhim në disa nivele për të analizuar shkallën e ndikimit të tyre në mjedis si edhe për të marrë masa për minimizimin e ndikimeve negative.

UNDP në kuadër të projektit “Përmirësimi i mbulimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare në Shqipëri-Faza II”, ka realizuar monitorimin e cilësisë së ekosistemit dhe modelimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike në habitatet detare.

Monitorimi është bërë nëpërmjet temperaturave të ujit në kolonën ujore në thellësitë -5m, -12m dhe -25m në 10 stacione të shpërndara në territorin e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan dhe në zonat përreth tij.

Ky monitorim, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është realizuar në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Zhytjes në koordinim me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe autoritetet përkatëse. 

Si rezultat është krijuar për herë të parë një model dinamik i temperaturave të kolonës ujore në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan dhe në territoret përreth tij, i cili do të shërbejë si bazë për vlerësimin e impakteve të ndryshimeve klimatike në të ardhmen./Motilokal.com

VIDEO