Vranësira dhe rrebeshe shiu në Shqipëri

Vranësira dhe rrebeshe shiu në Shqipëri

Java në Shqipëri nis me mot të ndryshueshëm, me kthjellime e vranësira kalimtare. Me rritjen e temperaturave, krijohen kushtet për zhvillim të vranësirave si dhe rrebesheve të shiut. Këto do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Bregdeti, do të jetë më i favorizuar për orë me diell e vranësira. Në zonat malore dhe veçanërisht në juglindje, lokalisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Moti sot do të mbajë intervale me diell, vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 23 deri në 26 °C.

Dita e martë do të jetë kryesisht me mot të vranët, diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 22 deri në 27 °C.

Të mërkurën në mëngjes do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, mesditë e pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 22 deri në 27 °C./Motilokal.com