Java nis me mot të ndryshueshëm në Kosovë, diell dhe reshje shiu

Java nis me mot të ndryshueshëm në Kosovë, diell dhe reshje shiu

Fushat me presion të ulët atmosferikë që kanë përfshirë Kosovën, do të vazhdojnë të sjellim mot të ndryshueshëm. Vendi do të dominohet më shumë nga vranësirat, derisa kohëpaskohe kryesisht orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, nuk do të mungojnë as ditët me diell, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Sot do të mbajë mot me diell e vranësira, pasdite priten rrebeshe shiu e bubullima. Reshjet e shiut parashihet të vazhdojnë edhe gjatë natës. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 23 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 17 deri në 20 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 17 deri në 24 °C./Motilokal.com